Gjakova
Shkronjat

Muaji mars është shpallur “Muaji i hendbollit”. Me këtë rast sot shkollat fillore dhe të mesme të komunës tonë kanë zhvilluar garat në hendboll në të dy konkurencat.

Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës sot u bënë pjesë e garave të hendbollit nëkonkurencën e meshkujve dhe femrave. Ky aktivitet sportiv i titulluar “Muaji i hendbollit” u mbajt  me vendim të kryetarit të komunës Ardian Gjini në bashkpunim me drejtorinë e kulturës,  rinisë dhe sportit, drejtorisë së arsimit si dhe shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor. Në hapjen zyrtare të muajit të hendbbollit ishte i pranishëm kryetari Ardian Gjini dhe përfaqësuesit e tjerë të dikastereve përkatëse, të cilë tiu  uruan suksese sportistëve të rinj.

Nga ana tjetër anëtarët e shoqatës së pedagogëve të kulturës fizike dhe sportit shkollor thanë se nga këto gara do të dalin talent të rinj të cilët në të ardhmen mund të bëhen sportist të suksesshëm të klubeve.

Krejt në fund të këtij aktiviteti u ndanë edhe kupat për ekipet fituese. Përveq sportit të hendbollit gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen gara edhe në sportet tjera. /TV Syri Vision/