Gjakova
Shkronjat

Anëtarë të shoqatës “Handikos” së bashku me shokët e tyre të klasës, sot u bënë bashkë në sallën e leximit të bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.

Për nder të ditës ndërkombëtare të sindromës Doën, për të pranishmit, kanë lexuar poezi të ndryshme nga libra të kësaj biblioteke.

Ky aktivitet është inicuar nga organizata “Handikos” në Gjakovë.

Motoja e këtij aktiviteti ishte “Njih aftësitë e mija”. Zyrtarë të Handikos-it njoftojnë se në kuadër të kampanjës njëjavore për nder të ditës ndërkombëtare të sindromit Doën, në qendër të qytetit do të shfaqet një video vetëdijësuese me të njëjtin slogan./Tv Syri Vision/