Gjakova
Shkronjat

Në kompaninë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” sot ka qëndruar për vizitë ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Me këtë rast kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie Ismet Ahmeti  ka mirëpritur ministrin dhe e ka falënderuar për vizitën.

Gjatë këtij takimi në fjalën e tij Ahmeti është shprehur që prioritet i KRU “Gjakova” është ofrimi i shërbimeve të mira ndaj konsumatorëve. Ai ka dhënë detaje edhe rreth projekteve të ndryshme me prioritet për kompaninë.

Nga ana tjetër ministri Lluka  ka lavdëruar punën e KRU “Gjakova” dhe është shprehur i gatshëm që të vazhdojë përkrahjen dhe bashkëpunimin pasi që është një ndër kompanitë më të mira në vend.

Ky vit për komunën e Gjakovës do të jetë viti i ujërave kështu tha kryetari Ardian Gjini.

Me rastin e ditës botërore të ujit fjalën e mori edhe ambasadorja e ujit  Selvete Hoxha Krasniqi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

"Është kënaqësi për mua të jem këtu pranë jush dhe të festoj ditën botërore të ujit. Programi ynë mbulon gjithë Kosovën. Dëshiroj të theksoj që ka qenë kënaqësi për neve të punojmë me kompaninë e ujësjellësit “Gjakova” dhe besoj se do të arrijm rezultatet më të mira se sa që kemi arritur deri tani. Kosova ka qasje në ujë të pijshëm dhe kualitet të mirë dhe kjo vjen si rezultat i financimit nga donatorët të cilët kanë investuar në zonat rurale të Kosovës, por duke falënderuar edhe punën dhe përkushtimin e kmapinve regjinale. Deri në fund të vitit 90% e këtyre zonave do të mbulohen me rrjetin e ujësjellësit. Duhet të kujdeesemi shumë për lumenjët tanë, për ujin e pijes dhe të kujdesemi që përdorimi i ujit të pijes të mos bëhet në mënyrë ilegale", kështu tha  Alan Brown nga konsorciumi DORSCH/CDI

Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të dikastereve të tjera u tha se sot në ditë botërore të ujit mund të thuhet se Kosova ka një qasje të mirë në këtë aspekt. Përndyshe faza e pestë e programit mbështetës për ujë dhe kanalizim në zonat rurale financohet nga qeveria zvicerane dhe ajo e Kosovës dhe implementohet nga konsorciumi DORSCH/CDI, i cili shtrihet në tërë Kosovën./TV Syri Vision/