Gjakova
Shkronjat

Me këto punime të cilat i ekspozuan në hollin e pallatit të kulturës, e përfunduan projektin  “Jemi të ndryshëm, por të barabartë”. Një grup i cili përbëhet nga disa të rinjë të komunës së Gjakovës e që titullohet  ”Ndryshuesit e rinj” me këtë ekspozitë përfunduan aktivitetin dhe angazhimin e tyre që patën përgjatë pesë muajve në kuadër të këtij projekti.

Në këtë takim fjalën e morrën edhe bashkëpunëtorët.

 

“Ndryshuesit e rinj” është grup i cili është formuar nga organizata PEN dhe është mbështetur nga organizata gjermane GIZ. E fëmijët të cilët ishin pjesë e këtij projekti na treguan  disa nga gjërat që ata i kanë mësuar.

Projekti “Jemi të ndryshëm por të barabartë” si fokus ka pasur fëmijët e riatdhesuar dhe  është implementuar në disa lokacione si në: shkollat fillore Emin Duraku dhe Ali Hasi, pastaj në qendrat mësimore në Brekoc dhe Ali Ibra si dhe në OJQ Handikos. I gjithë ky projekt kishte për qëllim gjithpërfshirjen përmes edukimit jo-formal./TV Syri Vision/