Gjakova
Shkronjat

Këta janë dy bashkëshortët Avdiaj, të cilët më shumë janë të njohur si dy mësimdhënësit heronj të ish-shkollës fillore “Hasan Prishtina” të komunës së Deqanit.

20 vite më parë kur në Gllogjan të Deqanit filluan luftimet frontale në mes të UCK-së dhe familjes Haradinaj ndaj forcave pushtuese, mësuesit Avdiaj së bashku me ish-punëtorin teknik, Beqir Dervishaj, qëndruan pranë 120 nxënësve të rrezikuar në ato rrethana lufte, e madje edhe i sollën për strehim të përkohshëm në Kishën e Novosellës së Gjakovës.

 

E për nder të 20 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, dhe pengmarrjen e 120 nxënësve të ish-shkollës “Hasan Prishtina”, institucioni arsimor “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, realizuan një vizitë në shkollën “Shtjefën Kurti” në Novosellë të Gjakovës.

Për rëndësinë e ngjarjes së 24 marsit të vitit 1998 foli edhe drejtori i arsimit në Deqan, Qazim Maloku.

Për nder të kësaj date të shënuar, nxënësit e shkollës në Novosellë kishin përgatitur edhe një program artistik. /Tv Syri Vision/