Gjakova
Shkronjat

Në vazhdën e debateve të cilat po i zhvillon kolegji AAB për qeverisjen lokale në Kosovë, sot pjesë e kësaj serie të debatit u bë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Gjatë këtij takimi u fol për prioritetet, sfidat dhe planet sa i përket qeverisjes lokale. 

Seria e debateve të organizuara nga Kolegji AAB për qeverisjen lokale në Kosovë, ka vazhduar sot me kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Në këtë ligjeratë e cila u mbajt në kampusin universitar në Gjakovë, ku pjesëmarrës ishin studentët dhe stafi akademik i Kolegjit AAB,  kryetari Gjini foli për disa qështje sa i përket qeverisjes lokale, njëra ndër to ishte koncepti i menaxhimit të ri publik.

Gjatë bashkëbisedimit me studentët, Gjini tregoi edhe disa nga qështjet administrative, ku përmendi edhe shërbimet online të cilat i ofron komuna për qytetarët.

Nga ana tjetër edhe studentët përjashtuan pytje për kryetarin Gjini.

Por pati edhe pyetje sa i përket drejtorisë për shërbime publike se qka do të bëjë Gjini përgjatë qeverisjes së tij.

Krejt në fund Gjini i ka inkurajuar studentët që të vazhdojnë me angazhimet e tyre akademike, sepse siç tha ai të gjithë të rinjët e Kosovës janë padyshim shpresa që shteti i Kosovës ka, dhe vetëm duke punuar e studiuar, gjendja aktuale do të ndryshojë..TV Syri Vision/