Gjakova
Shkronjat

Qendra Rotariane e Mamografit Digjital në Gjakovë, u hap në korrik të vitit 2016.

Që nga ajo kohë gra nga komuna e Gjakovës dhe komunave të tjera kanë mundësinë që të bëjnë diagnostifikimin e hershëm të sëmundjes së kancerit të gjirit, përmes paisjes së teknologjisë së fundit. Infermieret deklarojnë se deri më sot këtij ekzaminimi i’u nënshktruan gjithsej 1304 paciente.

Ato thonë se vetëdijësimi i grave për të bërë ekzaminimin e hershëm të kësaj sëmundjeje është rritur.

Pak kohë pasi ishte hapur kjo qendër, drejtoria e shëndetësisë në Gjakovës kishte nënshkruar një marrëveshje me shërbimin spitalor kliniko universitar , për leximin rezultateve që bëhen pas ekzaminimit, kontratë kjo e cila ka përfunduar në janar të këtij viti, Drejtoresha për shëndetësi në Gjakovë, Adelina Shehu Kola na ka treguar se janë në bisedime për vazhdimin e kësaj kontrate, por që kësaj radhe të jetë e përhershme.