Gjakova
Shkronjat

Janë 13 femra që përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike dhe në formën dhe mënyrën e  tyre mundohen ti mbrojnë interesat partiake por edhe më shumë gjinore nëpër mbledhjet e kuvendit të Gjakovës..Por sot disa prej tyre të udhëhequra nga kryetyarja e grupit të grave këshilltare Mimoza Shala janë mbledhur të diskutojnë për planet dhe interesat që kanë për banorët e komunës.

Ato thonë se në radhë të parë mendojnë për të mirën e  përgjithshme dhe normalisht mbrojnë edhe interesat e subjektit që përfaqësojnë.

Të shumta janë problemet me të cilat përballet shoqëria thonë ato e në veqanti familja e femra.

Në tërësi femrat që kanë fituar ulëse në kuvendin komunal janë:Albina Sadrija Arjeta Gjoklaj,Dafina Syla ,Diana Qarkaxhija,Drita Buza, Edi Puka,Florentina Gjergaj ,Hana Zeka,Lirika Komoni, Mimoza Shala ,Saranda Hoda ,Teuta Pallaska Milla dhe Valenitina Alijaj.E se sa do të jenë të denja për të mbrojtur interesat e femrave por edhe qytetarëve në përgjithësi ,jo mbetet të shihet vitet në vijim./Tv Syri Vision/