Gjakova
Shkronjat

Të ketë një ambient të tillë të mbushur me shpezë dhe kafshë, ishte gjithmonë ëndërr e tij.

Hysni Rexhaj nga fshati Osek Hilë i komunës së Gjakovës, falë pasionit dhe përkushtimit ndaj kafshëve, ka arritur që këtë ëndërr ta bëjë një realitet.

Hysniu thotë se përkujdesja ndaj këtyre shpezëve nuk është një punë e lehtë. E besa ka edhe shumë shpenzime. Por, të gjitha pengesat harrohen, kur në fund të ditës e ka atë që gjithmonë e ka ëndërruar ta ketë.

Një gjë jo e zakonshme, por në këtë kopsht gjenden edhe katër ujq, e njërin prej tyre, Hyseni ka vendosur ta quajë Trump. Madje, fakti se një fermer kosovar jeton me një ujk, emri i të cilit përkon me atë të presidentit aktual amerikan, u bë lajm në media të njohura botërore.

Por si vendosi të mirëmbajë një kafshë të tillë në shtëpinë e tij, dhe cfarë kujdesi don kjo lloj kafshe?

Këtë kopsht, familja Rexhaj po mendon ta shëndrrojë në një kopsht zoologjik.

Ai thotë se pozita gjeografike e kësaj ane është e përshtshme, që në të ardhmen ky fshat të ketë një kopsht zoologjik. Ai mendon se kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit./Tv Syri Vision/