Gjakova
Shkronjat

Skuadra kuq e zi e mposhti me rezultat 1:0 Drenicën në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 26-të Superligës së Kosovës në futboll.

Një gol i shënuar nga sulmuesi i Vëllaznimit, Lekë Vula, në minutën e 23-të të ndeshjes, ka mjaftuar për fitoren e rëndësishmë të gjakovarëve. Edhe pse klubi i futbollit Vëllaznimi ishte me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Altik Muhaxhiri kishte marrë karton të kuq direkt pas startit ndaj Kreshnik Ukës jashtë 16-shes, kjo nuk u pengoj fare lojtarëve të Arsim Gojanit që të luajnë deri në fund pa kalkulime.

Vëllaznimi hyri në ndeshje i vetëdijshëm se përveç fitores, asnjë rezultat tjetër nuk i duhet. Ndërsa në pjesën e dytë të lojës Drenica edhe pse tentoi, nuk pati ndonjë rast konkret, deri sa erdhi penalltia. Mirëpo penalltinë e Drenicës e dëshoti ta shënoj sulmuesi më i mirë i këtij stinori të ekipi nga Skenderaj, Genc Hamiti. Ai shutoi jahstë portës, ndërsa Vëllaznimi menaxhoi lojën si duhet deri në fund, për tre pikë-që do të mund të luajnë rol kyq në shpëtimin përfundimtar të gjakovarëve pa pasur nevojë për Play-Out.

Një fitore shumë e rëndësishme, por urojmë jo e fundit kundër Drenicës. Një paraqitje e njëjtë heroike dhe me shpirt kërkohet edhe më 18 prill në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Gjakovë pasi tifozët kuqezi e meritojnë një finale dhe një trofe. /TV Syri Vision/