Gjakova
Shkronjat

Më 9 prill të vitit 1999 u zhvillua Beteja e Koshares e cila është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E sot në kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare të shumtë ishin familjarët që erdhën për të kujtuar më të dashurit e tyre në 19 vjetorin e kësaj beteje.

Në betejën e Koshares moren pjesë luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

 Për nderë të kësaj dite Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi  i shoqëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ambasadori i Shqipërisë Qemail Minxhozi si dhe deputet të kuvendit të Kosovës vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe në shenjë nderimi dhe respektimi për betejën triumfale të Koshares e cila shënoj fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut. Homazhe bënë edhe partitë politike si dhe bashkëluftërarë të Brigadës “138 Agim Ramadani” dhe veteranë të UÇK-së. Me rastin e 19 vjetorit të kësaj beteje u mbajt edhe tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”. Të pranishëm përveq krerëve shtetëror ishin edhe  kryetarët e komunave, në mesin e tyre edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve Presidenti Hashim Thaqi se Kosharja është simbol i bashkimit dhe unitetit kombëtar.

 Në emër të familjeve të dëshmorëve foli Visar Hasi.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Kosharës, është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku për herë të parë luftëtarët e UÇK-së u ndeshën në një luftë frontale në kufirin shqiptaro-shqiptar, kundër forcave të armikut./TV Syri Vision/