Gjakova
Shkronjat

I bëri plot 47 vite punë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare në Gjakovë.

Haxhere Gojani në ceremoninë e pensionimit të saj, kujton kohën kur nisi të ushtrojë profesionin e infermieres në një periudhë jo të lehtë kohore.

E ata me të cilët punoi gjithë këtyre viteve, vlerësuan lartë punën e infermieres tashmë në pension.

Dikush tjetër nuk la pa përmendur mundin dhe sakrificën e familjes për shkollimin e Haxheres në një kohë të vështirë.

Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe sindikatës së këtij institucioni shëndetësor kishin përgatitur edhe mirënjohje për kontributin e infermieres./Tv Syri Vision/