Gjakova
Shkronjat

 Klubet sportive në Gjakovë kanë përmbyllur fundjavën me sukses.

Klubi i Basketbollit”Vëllaznimi” ka shënuar fitore të thellë me 30 pikë dallim ndaj Prishtinës së Re, për të shpëtuar stinorin në Ligën e Parë të basketbollit Kosovar. Të drejtuar nga Shkumbin Kumnova, kuq e zinjët kanë deklasuar rivalin direkt për luftë të Play-Out të Ligës së Parë, Prishtinën e Re, duke i mposhtur me rezultat 72-42.

Nga ana tjetër edhe vashat gjakovare të klubit të basketbollit “Vëllaznimi”  e kanë mposhtur bindshëm skuadren e Vushtrisë me rezultat 67-33. Rina Hoda dhe Festa Bicurri të cilat shënuan me nga 16 pikë secila, ishin më efikaset në këtë ndeshje, derisa u ndihmuan edhe nga Ilda Zeka me 10 pikë të tjera. Vëllaznimi është duke e ndjekur Play-Off-in, ndërsa deri në përfundim të stinorit të rregullt ka mbetur vetëm edhe një xhiro.

Edhe në hendboll është zhvilluar ndeshja në mes të klubit Shqiponja dhe klubit të hendbollit Istogu në konkurencën e femrave. Hendbollistet gjakovare arriten që si mysafire në Klinë të shënojnë fitore me rezultat 25- 24 kundër Istogut. Me këtë fitore Shqiponja është ngjitur në pozitën e dytë të tabelës. Ndërsa  ndeshjen  e dytë në kuadër të Play-Off-it do ta zhvilloj me Prishtinën. Stafi menxahues, kryesia dhe hendbollistet  shpresojnë dhe premtojnë që edhe në këtë duel të shënojnë fitore.

Poashtu edhe Volejbollistët e Vëllaznimit në fundjavë zhvilluan ndeshjen për fazën finale që i afroj drejt Superligës së Kosovës në volejboll. Kuqezinjtë si fitues të grupit Perëndim mposhten me rezultat3-2 me sete ekipin e Bresalcit  i cili është pozicionuar në vendin e dytë të grupit Lindje. Vëllaznimi do ti zhvilloj edhe dy ndeshje me Bresalcin, dhe nëse arrin të dal fitoues atëherë kalon direkt në  elitën e volejbollit kosovar.  Volejbollistët gjakovar thonë se janë shumë të motivuar  dhe shpresojnë në fitore bindëse. /TV Syri Vision/