Gjakova
Shkronjat

Një pusetë normale duket kështu. Mirëpo, shumica e pusetave, të cilat ndodhen nëpër rrugët e komunës së Gjakovës, nuk kanë kapakë.

Kjo, për shkak të vjedhjes së tyre nga persona të papërgjegjshëm, fenomen ky i cili po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shkumbin Kastrati, drejtor i shërbimeve publike në kuvendin komunal të Gjakovës, thotë se jo rrallëherë u morrën me zgjidhjen e kësaj problematike. Ai deklaron se së fundmi, kanë hapur edhe një tender për operator ekonomik, i cili do të merret me zëvendësimin e pusetave të dëmtuara, por edhe vendosjen e atyre të reja.

Kjo drejtori e ka në plan të ndërmarrë masa shtesë, që të parandalohet vjedhja e pusetave të reja.

E ndërkohë, për pastrimin e këtyre pusetave po kujdeset kompania rajonale e mbeturinave “Çabrati”. Por, fakti që shumica e tyre janë pa kapakë, bën që ato të mbushen prapë me mbeturina.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj kompanie, Kujtim Qela, ka folur për punën që kanë bërë gjatë kësaj kohe për pastrimin e pusetave nëpër qytet.

Në anën tjetër, komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, na ka thënë se është zvogëluar numri i rasteve të raportuara për vjedhje të pusetave në komunën e Gjakovës./Tv Syri Vision/