Gjakova
Shkronjat

Në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë u zhvillua ndeshja në mes të klubit të hendbollit “Vëllaznimi” dhe Besa Famiglia nga Peja, në konkurencën e meshkujve.

Për skuadrën gjakovare kjo ndeshje ishte sfiduese duke ditur që Besa është kampion disa vjeqar i Superligës së Kosovës, është  kampioni aktual në fuqi dhe vlen të theksohet se tani e 4 vite ka pësuar vetëm një humbje nga Prishtina. Ndeshje shumë dinamike dhe me aksione të shumta shënimi. Edhe pse skuadra e Vëllaznimit përbëhet nga një grupmoshë e re, djelmoshat gjakovar u munduan të tregojnë një lojë ferr dhe  luajtën dinjitetshëm. Pjesa e parë e lojë u mbyll me rezultat 23:9 në të favor të Besës.

Edhe në pjesë e dytë  mysafirët nga Peja ishin më të mirë se skuadra nga Gjakova dhe nuk e patën të vështirë për të arkëtuar edhe pikët maskimale. Pejanët ishin më të organizuar në lojë, si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm. Me angazhimin e tyre maksimal skuadra e Besës pa problem e mposhtën Vëllaznimin me rezultat të thellë 47:18 , duke regjistruar edhe një fitore të rëndësishme.

Besa Famiglia ka grumbulluar 50 pikë dhe qëndron në pozitën e parë të tabelës . Deri më tani ka zhvilluar 25 ndeshje,  nuk ka pësuar asnjë humbje dhe asnjë barazim. Ndërsa Vëllaznimi me 18 pikë të grumbulluara gjendet në pozitën e 6 të tabelës. Nga 23 ndeshje sa ka zhvilluar, ka pësur 14 humbje dhe ka shënuar 9 fitore. Kryesia, stafi menaxherial dhe hendbolistët e skuadrës gjakovare synojnë që të shënojnë fitore ne ndeshjet e radhës dhe në stinorin e ardhshëm të kryesojnë në tabelë. /TV Syri Vision/