Gjakova
Shkronjat

Në një konferencë për media partia politike Alternativa dega në Gjakovë tha se ka evidentuar shkelje në urbanizëm përgjatë 4 muajvetë qeverisjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari I kësaj partie,  Gurakuq Dobruna tha se grupi I ekspertëve të Aletrnativës në kuadër  të monitorimit të punës së qeverisjes lokale ka evidentuar shumë parregullsi dhe shkelje ligjore që kanë të bëjnë me procese të dhënies së lejeve të ndërtimit në komuën e Gjakovës.

Dobruna tha se janë evidentuar edhe mbindërtime dhe devijime nga vijat rregullative ndërtimore në objektet pëe të cilat ekzisotn leja e ndërtimit.

Poashtu u tha se për të gjitha këto parregullësi dhe shkelje ligjore Alternativa është në përpilim të kallëzimeve penale për komunën e Gjakovës. /TV Syri Vision/