Gjakova
Shkronjat

Këta banorë të këtyre banesave kolektive, të cilat ndodhen afër shkollës “Zekëria Rexha” në komunën e Gjakovës janë në hall me mbeturinat.

Ata thonë se fajtorë për një problem të tillë, nuk janë as banorët e kësaj lagjeje, por as kompania e mbeturinave “Çabrati”. Bile, punëtorët e kësaj kompanie vinë të grumbullojnë mbeturinat nëpër kontenjerët e lagjes, më shumë se një herë në ditë.

 

Fajin për gjendjen e ambientit në këtë pjesë të qytetit të Gjakovës, ata i’u hedhin bizneseve. Banorët thonë se qytetarë të pandërgjegjshëm ngarkojnë makinat e tyre me mbeturina dhe i sjellin në kontenjerët e kësaj lagjeje.

Me një problematikë të ngjashme, përballen edhe banorë të banesave kolektive në zona të tjera të qytetit të Gjakovës. Se bizneset po shkaktojnë një gjendje të tillë pranë tyre, e thonë edhe në kompaninë rajonale të mbeturinave “Çabrati”. Por kjo kompani ka edhe një problem tjetër me disa banesa kolektive.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj kompanie, Kujtim Qela, ka deklaruar se krahas punëve të tjera, cdo ditë angazhohen për grumbullimin e mbeturinave pranë këtyre banesave, por ndotja e ambientit nga njerëz të pandërgjegjshëm po vazhdon edhe sot e kësaj dite./Tv Syri Vision/