Gjakova
Shkronjat

Klubi Volejbollit Vëllaznimi është anëtari i ri i Superligës së Kosovës. Me fitore  3:0 ndaj KV Bresalci, skuadra gjakovare arriti të rikthehet në elitën e volejbollit pas gati 20 vitesh.

Kjo është video nga momenti i gëzimit të klubit të volejbollit Vëllaznimi, pas fitores ndaj KV Bresalci. Kjo ishte ndeshja e dytë në kuadër të Play Off-it që u zhvillua në Gjilan dhe ishte e vlefshme për një vend në Superligë. Vëllaznimi mposhti Bresalcin, duke siguruar rikthimin e shumëpritur. Fitorja prej 3:0 në këtë ndeshje i ka mundësuar gjakovarëve të rikthehen në elitë, pas gati 20 viteve.

Kuq e zinjët treguan një lojë më të mirë në parket dhe arritën të shënojnë fitore bindëse. Vetëm tre vjet pas riaktivizimit Vëllaznimi, arriti të realizojë ëndrrën e rikthimit në Superligë dhe ky sukses erdhi falë  angazhimit dhe përkushtimit të voljebollistëve kështu janë shprehur kryesia dhe stafi menaxherial i klubit gjakovar.

Kryetari i klubit, Blend Haxhikadrija ka thënë se jam shumë i kënaqur me arritjet edhe pse e siguruam vendin në superligë, shpresojmë të dalim kampion i sezonit. Djemt e klubit kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe në fund u shpërblyem me rezultate të mira. Dua të falënderoj shumë edhe sponzoret tanë që na përkrahen në këtë sezonë sidomos sigma dhe eri mobile duke shpresuar në bashkpunim të mëtutjeshëm shpresojm të dalim mirë edhe në sezonin e ardhshëm në superligë.

Djelmoshat gjakovar përkunder sfidave që patën përgjatë periudhës tri vjeqare, përmes punës ekipore dhe bashkpunimit morën rezultatin e shumëpritur, Superligën. /TV Syri Vision/