Kangoojumps, sport ky i trendit të fundit botëror, mundëson humbjen e 1500 kalorive brenda një ore.
E ajo e cila solli këtë sport në Gjakovë për herë të parë, thotë se vetëdijësimi i femrave për t’u marrë me një aktivitet të tillë po rritet dita-ditës. Instruktroja e licensuar e sportit kangoojumps, shprehet se gra të moshave të ndryshme vinë këtu për të humbur peshë, por edhe të argëtohen dhe të kenë një jetë të shëndetshme.
Së shpejti, sportin e kangoojumps, do të mund ta praktikojnë edhe vajzat e qytetit të Prizrenit.
Por, cilat janë efektet që ka sjellë ky sport në trupin dhe mendjen e vajzave që po ushtrojnë me Ildën?
Aktualisht me instruktoren e licensuar të kangoojumps, Ilda Muhaxhirin, ushtrojnë rreth 200 kliente./Tv Syri Vision/