Gjakova
Shkronjat

Nga dita e sotme, qytetarë të komunës së Gjakovës, do të kenë edhe tri adresa të reja për furnizim me libra.

Por, krahas shfrytëzimit të këtyre librave, ata duhet edhe të kontribuojnë në furnizimin e këtyre biblioteka të vogla me tituj të rinj. Tashmë në tri pjesë të qytetit ndodhen tri bibliotekave të tilla, të cilat janë krijuar dhe vendosur nga anëtarët e qendrës krijuese “BONEVET”, konkretisht nga pjesëmarrësit e kampit pranveror, i cili u mbajt në këtë qendër.

Përmes këtij kampi, pjesëmarësit mësuan shumë gjëra të reja, e mbi të gjitha mësuan të krijojnë biblioteka të tilla, dhe në këtë mënyrë qyteti i Gjakovës të duket më bukur.

Gjatë kampit pranveror, pjesëmarrësit mësuan se si të mbajnë ambientin pastër.

Bibliotekat e vendosura nëpër qytet, do të jenë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë./Tv Syri Vision/