Gjakova
Shkronjat

S-Imeri Company është biznesi i radhës i cili është bërë sponzor financiar i klubit të hendbollit “Vëllaznimi”.Ky biznes është dakorduar me këtë klub për përkrahjen financiare të tij, e sidomos mbështetjen e projektit të propozuar nga kryesia e re.

Gjatë vënies së etiketës së sponzorit prezentë ishin pjesëtarë të kryesisë së Vëllaznimit e natyrisht edhe pronarët e kompanisë S-Imeri.

Tashmë KH Vëllaznimi dhe S-Imeri Company ndërtuan një urë bashkpunimi me qëllim të zhvillimit të këtij sporti. Bashkë po ja dalim ta bëjmë hendbollin sportin dominant të sallës, në Komunën e Gjakovës dhe klubin tonë të zemrës, Vëllaznimin, përsëri klub që do na bëjë krenarë me lojën e tij”, kështu është shprehur kryesia e Vëllaznimi e cila falënderon të gjitha ata që po e mbështesin kiln fifnaciarisht. Vëllaznimi dita e ditës po arrin të sigurojë sponzor për qëndrueshmërinë e tyre si  klub./TV Syri Vision/