Gjakova
Shkronjat

Ka vetëm një muaj që në Gjakovë është hapur akademia e volejbollit, iniciativë kjo e klubit “Vëllaznimi”. Pjesë e kësaj akademie janë grupmoshat nga 9 deri në 16 vjeç dhe deri më tani numri i anëtarëve të saj ka arritur në 30-të , nga të dy gjinitë.

Për të parë nga afër punën dhe angazhimin e këtyre të rinjëve sot erdhën për vizitë përfaqësues të Federatës së Volejbollit të Kosovës. Përveq që ofruan mbështetje ata dhuruan edhe disa paisje sportive për shkollën e volejbollit, si topa dhe rrjetë. Këto paisje të cilat kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sporti janë mirëpritur nga përfaqësuesit e akademisë.

E falënderues për këtë mbështetje u shpreh edhe veteran i voljebollit Asllan Nimani.

Në mesin e komunave të tjera të Kosovës është edhe Gjakova e cila ka arritur që të hap akademinë e volejbollit, projekt ky i cili ka gjetur mbështetjen si nga Federata e Volejbollit të Kosovës ashtu edhe nga Konfederata Evropiane e Volejbollit.

Nga ana tjetër kryetari i KV “Vëllaznimi”, Blend Haxhikadrija tha se është I përkushtuar maksimalisht për të nxjerrë në pah talentët e rinjë.

Qëllimi i akademisë së volejbollit “Vëllaznimi” është që të sigurojë një mjedis të shëndetshëm për fëmijët në komunitetin tonë dhe përmes ushtrimve  teknike, taktike dhe fizike  synon të arrijë potencialin më të lartë nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të këtij sporti në Gjakovë..TV Syri Vision/