Gjakova
Shkronjat

Në komunën e Gjakovës ka shumë femrerë të cilët mirren me veprimtari bujqësore. Njëri nga ta është edhe fermeri Agron Beqaj i cili ka 5 vite që mirret me blegtori. Në fermën e tij ai mban 35 krerë gjedhe, prej tyre 23 janë qumështore dhe gjatë ditës prodhojnë 250 litra qumësht.

Në fshatin Rracaj të komunës së Gjakovës shumë familje mirren me bujqësi e blegtori. Njëra nga to është edhe familja Beqaj. Agroni na tregoj se ka 5 vite që mirret me këtë veprimtari, e cila sipas tij është shumë e leverdishme. Në fermën e tij ka 35 krerë gjedhe, prej tyre 23 janë qumështore.

Agroni thotë se pavarësisht se kjo punë është e mundimshme, ai është i kënaqur sepse ka mundësinë që të krijoj prodhime vendore, e në të njëtën kohë edhe cilësore.Mirëpo një ndihmesë për të janë edhe paisjet siç janë laktofrizi dhe makina mjelëse të cilat i ka përfituar nga qeverisja e kaluar.

Ai pretendon që të rrisë biznesin e tij dhe këtë vit do të aplikojë edhe për grante nga ministria e bujqësisë.

Padyshim që për të qenë një fermerë i suksesshëm Agroni tha se duhet që të kesh një përvojë dhe ta duash punën të cilën e bënë./TV Syri Vision/