Gjakova
Shkronjat

Këta laptop u vendosen në kabinetin e shkollës “Zekeria Rexha”.

Sot nxnënsit e kësaj shkolle iu nënshtruan testit ndërkombëtarë të arsimit PISA. Këtu u panë zyrtarët e Ministrisë së Arsimit  të cilët bënë instalimin e programit për shkak se testi duhej të realizohej në mënyrë  elektronike.Për shkak të rregullave nga ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë përgjatë kohës 2 orë e 30 minuta sa edhe zgjati testi kamerat nuk u lejuan brenda. Koordinatorja në nivel lokal Afijete Efendija tha se objektivi I testimit Pisa 2018 është përcaktimi I asaj se sa janë përgatitur nxënësit për tu përballur me sfidat e jetës së tyre ne të ardhmen. Vlerësimi bëhet në fushën e matematikës, leximit dhe shkencës.

Efendija tha se për të shkuar gjithqka në rregull sa I përket organizimit dhe realizimit të këtij testi  Drejtoria e Arsimit kanë punuar në përgatitjen shkollave  përzgjedhëse.

Dihet se shkolla “Zekeria Rexha" përveq që është pjesëmmarrëse poashtu është edhe qendër e testit PISA për komunën e Gjakovës. Drejtori I këtij institucioni Pleurat Rudi, tha se gjithqka ka filluar me kohë dhe pjesëmarrës në këtë test ishin 38 nxnënës.  

Testi Pisa është program për vlerësimin ndërkombëtarë të nxënësve në arsim, ku vlerësohen nxënësit e moshës 15 vjeqare gjegjësisht ata që kanë lindur në vitin 2002. Përveq shkollës “Zekeria Rexha”, në ditët në vijim testit PISA do ti nënshtrohen edhe nxnënësit e 7-të shkollave të tjera të cilat janë përgjedhur nga MASHT-i.Ky test zgjat deri me 23 prill. /TV Syri Vision/