Gjakova
Shkronjat

Në teatrin e qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, është dhënë premiera e shfaqjes “Ditari i Ana Frankut” me regji të Drita Begollit.

Ky projekt është dedikim për heroinën gjakovare Yllka Domi, fati i së cilës është i ngjashëm me atë të gjermanes-hebreje, Ana Frank. E gjithë ngjarja e kësaj shfaqjeje zhvillohet në një kamp përqendrimi, ku qëndronin të fshehur familja Frank gjatë luftës së dytë botërore, kur Gjermania pushtoi Holandën, dhe në këtë mënyrë filluan ligjet anti-hebreje. Kjo premierë u përjetua në mënyrë të veqantë nga aktorët, por edhe publiku prezent në sallë, duke i’u rikujtuar edhe një herë përjetimet e luftës së fundit në Kosovë. 

Rolin e heroinës Ana Frank, e luan aktorja Yllka Lota. Ajo është një vajzë e re dhe energjike, e cila ngushëllimin e vetëm gjatë kohës sa qëndron e fshehur brenda kampit, e ka ditarin e saj. Brenda këtij ditari ajo shkruan të gjitha përjetimet gjatë kohës sa qëndrojnë të mbyllur, e madje edhe ndjenjat e saj të dashurisë për djaloshin e quajtur Piter.

Realizimi i një shfaqjeje kushtuar Yllka Domit, ka nderuar familjarët e poetes.

Regjisorja Drita Begolli, e ka quajtur këtë premierë si një natë të veqantë brenda karrierës së saj 38 vjeçare. Ndërsa drejtori i teatrit të qytetit, ka thënë se ky projekt do të jetë afatgjatë. 

Shumë shpejtë teatri i qytetit do të publikojë datën e reprizës së parë të shfaqjes “Ditari i Ana Frankut”. /TV Syri Vision/