Gjakova
Shkronjat

Komunën e Gjakovës sot e ka vizituar Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie I shoqëruar edhe nga shefi I USAID-it James Hope.

Të dy bashkë kanë  zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Takimi ka qenë I mbyllur për media por sipas komunikatës të lëshuar nga komuna e gjakovës thuhet se kryetari Gjini, ka informuar ambasadorin Amerikan lidhur me projektet që tashmë kanë filluar si dhe për planin katër vjeçar të punës së Komunës së Gjakovës. Ambasadori Delawie, ka theksuar që shteti amerikan gjithmonë do të jap ndihmën e pa kursyer të tij në projektet për zhvillimin e komunave.

Të ghjithë bashkë kanë vizituar gjimnazin "Hajdar Dushi" nga ku kanë inauguaruar hapësirën krijuese kreative "Makerspace". Nga vet nxënësit u njoftuan mbi funksionimin e kësaj hapësire ku nxënësit marrin pjesë në projekte praktike me qëllim të zhvillimit të ndërmarërsisë dhe kompetencave të punësueshmërisë. "Qendra për karrierë dhe ndërmarrësi" është pjesë e programit të USAID-it. Ambasadori Delawie iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

Ndërsa kryetari I komunës Ardian Gjini pasi falënderoi miqtë amerikanë tha se kjo gjeneratë ka arsye të jetë kreative sepse kushtet I kanë më të mira.

Edhe drejtori I shkollës Bedri Cashani I falëndroi donatorët për kontributin.

Për mysafirët e  çmuar u ndanë mirënjohje e dhurata në shenjë falënderimi për kontributin dhe mbështetjen. U shfaq edhe një program artistik. /TV Syri Vision/