Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës është e prekur nga fenomenimi i terrorizmit.

Kristë Gjokaj, komandant në stacionin policor të Gjakovës, gjatë një tryeze të organizuar nga organizata “Partnerët Kosovarë- Qendra për menaxhimin e konflikteve”, ka deklaruar se në këtë komunë janë të përfshirë në terrorizëm shtatë persona.

Ai tha se policia në Gjakovë ka ndërmarrë edhe masa për parandalimin e ekstremizimit dhe radikalizimit  që shpie në terrorizëm.

Ndërkaq drejtori i arsimit në Gjakovë, Bernard Frrokaj, foli për atë që duhet të bëjnë të rinjtë por edhe shoqëria në përgjithësi që të parandalohet terrorizimi.

Ndërsa përfaqësues të organizatës “Partnerët Kosovarë- Qendra për menaxhimin e konflikteve” kanë treguar se kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i zërave të besueshëm nëpërmjet ndërtimit të besimit” i cili target kishte të rinj të Gjakovës dhe Podujevës.

Pjesë e panelit ishin zyrtarë komunalë të Gjakovës, ata të Podujevës, zyrtarë të policisë në Gjakovë, ata të Podujevës, si dhe drejtues të organizatës./Tv Syri Vision/