Gjakova
Shkronjat

Në stadiumin e qytetit në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Vëllaznimit e Drenicës.

Në një atmosferë të bukur sportive ku përveq tifozëve “kuq e zinj” të cilët ishin të shumtë,  të pranishëm ishin edhe ata nga Skenderaj. Pjesa e parë kaloi pa ndonjë rast konkret shënimi,përveq atij të Chibuezes së vendasve në fundin e pjesës së parë. Vetëm dy minuta më vonë edhe Dardan Rogova iu afrua portës së kundërshtarit mirëpo nuk arriti të shënoi.

E pjesa e dytë e lojës kaloj plotësisht me dominimin e mysafirëve, të cilët përkundër iniciativës gjatë gjithë kohës nuk krijuan raste konkrete shënimi. Përgjatë ndeshjes nuk mungoj spektakli në tribunat e stadiumit, që ishin mbushur plot e përplot nga tifozët vendas. Por djelmoshat gjakovar nuk u shpërqendruan për asnjë moment dhe arritën që ta mbyllin takimi papranuar asnjë golë, për të arritur kështu finale e Kupës së Kosovës.  Drenica provoi me të gjitha format për të shënuar, por formacioni i Arsimn Gojanit u mbrojt mirë, duke shfrytëzuar rezultatin e ndeshjes së parë.Ndeshja përfundoi barazim 0-0, por duke qenë se takimi i parë I zhvilluar në Skenderaj dhe që kishte përfunduar me rezultat 1-1 u takon kuqezinjve vendës ta tentojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend në finale.

Trajneri i gjakovarëve, Arsim Gojani, në intervistën e dhënë për televizionin Syri Vision tha se se skuadra e tij e meritoi finalen.

Kjo ndeshje ishte sfidë për Vëllaznimin,mirëpo futbollistët gjakovarë u munduan të japin maksimumin në fushën e gjelbërt.

"Dëshira për të shkuar në finale ishte e madhe. Ishim më tepër në presion, sepse kishim epërsinë e rezultatit të ndeshjes së parë. Drenica ishte e detyruar të kërkonte më shumë. Djemtë dhanë maksimumin jam shumë i lumtur që shkuam në finale", kështu tha kryetari I klubit gjakovar Agim Cana.

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me 3 qershor në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Vëllaznimi për herë të tretë në periudhën e pasluftës në Kosovë do të luajë në finale të Kupës. /TV Syri Vision/