Gjakova
Shkronjat

Zyrtarë nga Ministria e Drejtësië gjegjësisht nga departamenti i mjekësisë ligjore dhe njësia e komisionit qeveritar për persona të zhdukur sot u takuan me familjarë të personave të zhdukur  që janë indentifikuar në vitin 2006 dhe janë gjetur në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Ata i informuan familjarët dhe iu treguan dokumentacionin sa i përket pjesëve kockore të mbetjeve mortore të 10 personave të zhdukur nga komuna e Gjakovës që i takojnë periudhës së luftës së fundit të Kosovës.

Përgjatë tri orëve sa edhe zgjati takimi pati shumë kritika, pakënaqësi e ankesa të familjarëve. Me këtë rast kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova tha se familjarët nuk janë të kënaqur me procedurën e identifikimit  të pjesëve kockore, pasi sipas tyre është ngadalësuar. Ajo tha se është shumë e vështirë që familjet ta hapin varrin e më të dashurve të tyre cdo ditë dhe ti ribashkojnë pjesët kockore.

Në mesin e familjarëve të cilët sot u informuan për pjesët kocokore të mbetjeve mortore të më të dashurve të tyre, ishte edhe Ngadhënjim Bicurri i cili tregoi kronologjikisht rastin e identifikimit të babait tij.Mirëpo ai sot e kuptoi që në varrin e babit të tij nuk gjendet kafka.

Bicurri tha se zyrtarët ju thanë familjarëve se  dokumentet e reja që përpilohen me një fusnotë e bjën të pavlefshme dokumentin e vitit 2006.

Pati edhe ide që varrimi i pjesëve kockore të cilat janë identifikuar në vitin 2006 të bëhet në një vend por familjarët e kundërshtuan.

Përfaqësuesit e departamenit të mjekësisë ligjore I thanë tv syri vision senuk kanë të drejtë të prononcohen për media, ndërkohë që mdiat nuk u lejuan të jenë të pranishme gjatë gjithë takimit. Në fund të takimit janë dakorduar që familjarët të takohen me anëtarët e komisionit qeveritar për persona të zhdukur dhe ti paraqesin kërkesat dhe sygjerimet e tyre. Poashtu ceremoninë e ribashkimit apo rivarrimit të këtyre pjesëve kockore ta caktojnë familjarët se kur dëshirojnë ta bëjnë dhe në ç’formë a duan ti rivarrosn të gjitha mbetjet në një vend apo pas identifkimit ti ribashkojnë./TV Syri Vision/