Gjakova
Shkronjat

Në nderim të veprës dhe flijimit për lirinë e Kosovës me një akademi përkujtimore e organizuar nga komuna e Gjakovës dhe komuna e Deçanit u përkujtuan dëshmorët e kombit nga fshatërat Sllup, Hereq dhe Dujakë në njëzet vjetorin e rënies së tyre.

Në këtë akademi ku të pranishëm ishin zyrtarë të nivelit lokal dhe qëndror, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të OVL-UÇK-së, dhe familjarë të dëshmorëve, u tha se obligimi ynë është forcimi i lirisë dhe shtetit tonë. Duhet të dëshmojmë që ai gjak dhe ajo sakrificë ka qenë që ta bëjmë një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Gjenerali dhe njëherit deputeti i kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj tha se Gjakova dhe Deçani dhanë më së shumti për lirinë e vendit.

Fjalën e mori edhe kryetari  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Në emër të familjarëve të dëshmorëve foli Xhavit Alija.

Poashtu u ndanë disa kujtime nga bashkëluftëtarët të cilët e përjetuan 23 prillin e vitit 1999. Në këtë akademi u përkujtuan dëshmorët e fshatit fshatit Sllup si Selmon Lokaj ,Tahir Mazrekaj, Beqë Lokaj, Xhemajl Mazrekaj, Imer Lokaj ,Agim Mazrekaj, Hajdar Lokaj ,Bekë Hadergjonaj,Bekim Mazrekaj,dhe Astrit Hadergjonaj si dhe dëshmnorët e fshatit Hereq si Shefqet Alijaj, Sadik Alijaj, Bekim Alijaj, Hasan Tahiraj, Ukë Shabanaj, Hajdar Thaqi, Vehbi Hasanaj, Skender Hajdaraj dhe Gazmend Ramaj si dhe Veli Noci dhe Blerim Jonuzaj nga Dujaka. Nderi dhe krenaria ecën përjetësisht me dëshmoret e kombit dhe lavdin e UÇK-së, u tha me këtë rast./TV Syri Vision/