Gjakova
Shkronjat

Kjo nxënëse e shkollës “Yll Morina” në komunën e Gjakovës po lexon një poezi të krijuesit Agim Byci.

Krejt kjo në kuadër të javës së gjuhës, si dhe vizitës së krijuesit gjakovar Agim Byci. Ai u shpreh se gjatë bashkëbisedimit me nxënës të këtij institucioni të arsimit, u mundua të ngrit vetëdijen e tyre për të lexuar më shumë.

Këtë vizitë në kuadër të ditës së librit dhe javës së gjuhës, e organizuan mësimdhënës të gjuhës dhe letërsisë shqipe të shkollës “Yll Morina”

Në kuadër të javës së gjuhës në ambientet e shkollës është hapur edhe një ekspozitë me punime të ndryshme, si dhe një prezantim në lëndën e gjuhës shqipe, të dyja këto të përgatitura nga nxënësit. /TV Syri Vision/