Gjakova
Shkronjat

Në këtë konferencë regjionale ku pjesëmarrës ishin zyrtarë komunal dhe drejtor të gjimnazeve nga komunat si Ferizaji, Gjilani, Dragashi,  Prizreni etj u informuan për projektin “Përkrahja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt” si dhe mënyrën e zgjerimit të këtj projekt I cili organizohet nga After School Support for Teens dhe është financuar nga USAID dhe zbatohet nga  nga Qendra për Arsimin e Kosovës.

Qëllimi jonë është të punojmë me gjimnaze dhe të krijojmë hapësira për karrierë dhe ndërmarrësi, kështu thanë përfaqësuesit e USAID-it.

Mustafa tha se falë një bashkpunim të mirë në mes të komunës së Gjakovës dhe gjimnazit “Hajdar Dushi” është krijuar qendra për krijim dhe inovacion  në të cilën nxënësit realizojnë idetë e tyre praktike në shkollë.

Komuna e Gjakovës është përgjedhur që të jetë një pilot projekt dhe Gjimnazi Hajdar Dushi është shkolla e parë që e ka realizuar këtë projekt.

U tha se interesimi I nxënësve të Gjimnazit për haspërisat krijuese është mjaft I mirë dhe një gjë e tillë duhet të realizohet edhe në gjimnazet tjera të Kosovës. Aktualisht janë vetëm dy komuna partnere, Prishtina dhe Gjakova. /TV Syri Vision/