Gjakova
Shkronjat

I lindur më 28 dhjetor të vitit 1995 në Gjakovë. Art Kurti ka jetuar dhe ka vepruar në qytetin e tij të lindjes.

Arti ishte aktor i njohur i serialeve televizive. Ai kishte rolin e një studenti nga Gjakova në serialin “O Sa Mirë”, ku edhe u bë i njohur. Edhe pse kishte filluar të merret qysh herët me aktrim, debutimin e parë e pati në “O Sa Mirë”, me rolin e një personi me emrin Ylber Ramabaja. Ai iu bashkua serialit në episodin e 100-të, ndërsa me rolin e tij karizmatik kishte transmetuar shumë buzëqeshje tek shikuesit e serialit.

Ishte pjesë e shumë skenave interesante, njëra ndër to, është ajo në episodin 101, ku i ftuar ishte kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili i kishte drejtuar atij një pyetje, se ku është hapur shkolla e parë shqipe? Dhe Arti, me dashurinë e tij të madhe për vendlindjen, përgjigjet duke thënë “në Gjakovë”.

Me këtë rast kryeparlamentari Veseli përmes një postimi të bërë në facebook ka shprehur ngushëllime për aktorin e ndjerë, duke shkruar se “Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Veseli.

Performanca e tij do të ishte e veçantë në secilen prej episodave ku ai lujajti. E ndarja e tij nga jeta i ka prekur edhe miqtë dhe kolegët e serialit “O sa mirë”. Edi Kastrati, duke qenë ndër aktorët më të afërt me të, publikoi një fotografi në Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruante se do ta ndjejë mungesën e tij. “Art,lajmin qe e mora sot nuk kisha dashur ta marr asnjëher në jetë, nuk kam fjalë nuk kam text nuk kam zemer të shkruaj per ty… Pusho i qetë Art, të kujtoj gjithmonë i buzëqedhur dhe me plot jetë,me ambicje e ide të llojllojshme, pusho i qetë Art”, ka shkruar Kastrati.

Ndërkohë, aktorja Adriana Matoshi, e njohur për rolin e ‘Sasës’ në “O Sa Mirë”, zgjodhi të publikojë një fotografi në InstaStory, duke shkruar “Heret na la Arti”. Edhe aktori Kushtrim Qerimi, publikoi një fotografi ku shfaqej bashkë me artin në Facebook, me mbishkrimin : “Prehu në paqe Art, vdekja jote e hershme m’ka prek shume. RIP”. Të shumtë ishin aktorët që shkruan telegrame ngushëllimi për Artin. Njëjtë ka vepruar edhe faqja zyrtare e “O Sa Mirë” në Facebook. Ku është kujtuar aktori i ndjerë me një shkrim dedikuar atij. “Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij., thuhet ne mes tjerash në postimin e faqes zyrtare të “O Sa Mirë”.

Art Kurti vendosi që të mos jetë pjesë e sezonit të ri të “O Sa Mirë”, duke hedhur kandidaturën për asambleist nga radhët e AAK-së në kuvendin komunal në Gjakovë në zgjedhjet lokale 2017.  Ndërkohë, disa muaj më vonë, ai u zgjodh nga kryetari , Ardian Gjini, si këshilltar për rini në komunën e Gjakovës.

Lajmi për ndarjen nga jeta e zyrtarit komunal e shokoi edhe kryetarin Gjini i cili shprehu ngushllime në rrjetin social Facebook. “Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm. Ju shprehë ngushëllime e mia më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve”, thuhet ndër të tjera në postimin e Gjinit. Poashtu një tjetër shkrim ngushëllues ishte ai nga drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni. ”Të shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më në mesin tonë! Në emër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjakovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të Artit. Do na mungosh të gjithëve”, ka thënë Hyseni.

Art Kurti poashtu ishte edhe fotograf dhe për një kohë ka punuar edhe në mediumin televiziv “Tribuna Chanel” si kameraman. Ndryshe i ndjeri sa ishte gjallë ka qenë aktiv nëpër rrjete sociale, sidomos në Instagram dhe postimi i tij i fundit në këtë rrjet ka qenë një foto me një mike të tij. Arti është cilësuar si një djalë dhe koleg fantastik ndërsa vdekja e tij preku edhe ata që nuk e njihnin.

Familjarët, kolegët e fansa të shumtë do ta kenë të përjetshëm kujtimin e të riut të talentuar, misioni jetësor i të cilit mbeti i papërfunduar. /TV Syri Vision/