Gjakova
Shkronjat

Që nga data 16 prill policia e Kosovës ka hapur konkurs për zyrtarë të rinj policorë.

Pikërisht për këtë arsye, sot zyrtarë policorë të drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë së bashku me zyrën komunalepër  komunitete dhe kthim kanë mbajtur një takim me pjesëtarë të komuniteteve romë, ashkalinj, dhe egjiptas. Laura Krrekaj, koordinatore e projekteve për komunitet dhe parandalim nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me mënyrën e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zyrtarë policorë.

Një zyrtar tjetër nga kjo drejtori ka dhënë më shumë informata rreth mbushjes së formularëve nga ana e aplikantëve.

Të interesuar për të aplikuar për këtë konkurs janë shprehur pjesëmarrësit, e sidomos gjinia femërore.

Se ka mungesë të policëve të cilët i takojnë komuniteteve romë, ashkalinj, dhe egjiptas, si dhe të policeve femra e kanë thënë edhe zyrtarët policorë në këtë takim. Prandaj ata kanë inkurajuar të gjithë pa dallim që të konkurrojnë për zyrtarë të ardhshëm të policisë së Kosovës./Tv Syri Vision/