Gjakova
Shkronjat

Brigadën e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës, sot e kanë vizituar kfori italian në Kosovë, me në krye kolonelin Ettore Gagliardi.

I pranishëm gjatë kësaj vizite ishte edhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim në Gjakovë, Luan Dinaj. Në kuadër të kësaj vizite, ata dorëzuan këto tenda, të cilat shërbejnë për strehim në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore. Gagliardi është shprehur se bashkëpunimi me institucionet e komunës së Gjakovës është i ngushtë, prandaj ata do të vazhdojnë të sjellin donacione, të cilat do të jenë në shërbim të komunitetit.

Ndërsa drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Luan Dinaj, është shprehur se vendi ynë ka nevojë për donacione si ky i sotit.

Këto paisje, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Gjakovë, Pashtrik Xërxa, po i vlerëson tejet të nevojshme.

Në zyret e kësaj brigade, ata poashtu kanë zhvilluar një takim të përbashkët, për të diskutuar lidhur me hapat për një bashkëpunim tjetër në të ardhmen./Tv Syri Vision/