Gjakova
Shkronjat

Sot në sallën e asamblesë në kuvendin komunal të Gjakovës është mbajtur dëgjimi publik, me biznese të interesuara për grantet komunale për biznese për vitin 2018.

Ky takim është organizuar nga drejtoria për zhvillm ekonomik në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook,  drejtori për zhvillim ekonomik në Gjakovë, Ferdinand Kolaj.

Afati i fundit për aplikim për këto grante është data 8 maj 2018, e vlera e financimit të një granti është nga 2000 deri në 5000 euro./Tv Syri Vision/