Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës, familajarë miqë, bashkpunëtorë dhe koleg mes dhimbjesh e lotësh i dhanë lamtumirën e fundit aktorit gjakovar dhe njëherit zyrtarit komunal Art Kurtit, i cili dje ndërroi jetë në rrethana të paqrta.

Në mbledhjen komemorative ku të pranishëm ishin personalitete e qytetarë të shumtë jo vetëm nga Gjakova por edhe më gjërë,  u tha se Arti ishte punëtor dhe djal shumë i vyeshëm. Ai për pak kohë arriti të afrohet me të gjithë dhe të jetë shumë bashkpunëtorë.

Si njëri ndër bashkëpunëtorët e Artit në fushën e aktrimit dhe mik i afërt ishte drejtori i teatrit të qytetit,  Edi Kastrati i cili tha se fytyra e buzëqeshur e Artit do të mbetet gjithmonë në mendjen tonë.

Për Artin foli edhe  kolegia e tij Leonora Lyta e cila ndau një zyre me të në kabinetin e kryetarit.

Në emër  të familjes Kurti foli motra e të ndjerit ,  Mirjeta, e cila mes lotësh tha se mua mu këput krahu i djatht i imi.

Pas mbledhjes komemorative të gjithë të pranishmit bënë homazhe në hollin e pallatit “Asim Vokshi”. Familjarët, miq, njerëz të medias, politikës dhe artit, vendosen kurora me lule dhe ngushëlluan familjarjen Kurti për humbjen e më të dashurit të tyre.  

Ceremonia e varrimit u bë me rite fetare. Për ti dhënë lamtumirën e fundit erdhën miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe qytetarë. Ndërkaq varrimi i të ndjerit, u bë në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t”, gjegjësisht në magjistralen Gjakovë-Prizren. /TV Syri Vision/