Gjakova
Shkronjat

Në shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” u mbajt koncert festiv, i cili u organizua nga kuvendi komunal gjegjësisht nga drejtoria për Kulturë Rini dhe sport.

Në këtë mbrëmje festive u  interpretuan këngëtarët e mirënjohur gjakovarë si Visar Peja, Albert Zhubi, Jeton Cermjani, Edi Ermeni, Gentian Gojani, Valon Kumnova, Ardian Këpuska,  Shaban Jetishi, Demokrat Zhubi dhe Emil Tafarshiku. Secili prej tyre interpretuan këngë të ndryshme me motive historike dhe legjendare .

Edhe aktori gjakovar Jahja Shehu solli para publikut një recital kushtuar atdheut.

Koncerti u karakterizua edhe me valle të bukura popullore të Shqipërisë së Jugut të luajtura nga ansambli i valleve të qytetit. Mirëpo e veqantë e kësaj mbrëmje ishte edhe orkestra popullore e pallatit e cila u rikthye në skenë pas 30 viteve.

Për më shumë se një orë publiku gjakoavrë pati mundësinë që të argëtohet nën ritmin e këngës së bukur shqipe. Sipas organizatorëve tashmë manifestimi për nderë të heroit kombëtarë Skenderbeut do të bëhet tradiscional. /TV Syri Vision/