Gjakova
Shkronjat

Edhe gjatë ditës së sotme, delegacioni i qytetit Fort Dodge të Iowa-s, ka vizituar institucione të ndryshme në komunën e Gjakovës.

Përfaqësues të universiteteve të këtij qyteti, kanë vizituar edhe Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, dhe kanë zhvilluar takim me rektorin e këtij institucioni, Shaban Buzën.

Ndërsa, përfaqësues nga shteti i Iowas kanë thënë se do të shikojnë mundësinë e bashkëopunimit në mes të universiteteve, si në aspektin e shkëmbimit të përvojave në mes të nxënësve, ashtu edhe në krijimin e mundësive të reja për ta.

Gjatë kësaj dite, delegacioni amerikan kanë vizituar edhe muzetë e Gjakovës, bibliotekën “Ibrahim Rugova”, shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, si dhe parkun “Ali Podrimja”./Tv Syri Vision/