Gjakova
Shkronjat

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge, e cila ndodhet në fshatin Novosellë e Epërme të komunës sw Gjakovës, nisën gjatë muajit prill të këtij viti.

E sot në praninë e banorëve të kësaj ane, kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit me bashkëpunëtorë, si dhe ministrit të infrastrakturës, Pal Lekajt, është bërë përurimi i finalizimit të punimeve për ndërtimin e kësaj rruge.

Gjatë ceremonisë për përurimin e rrugës së re, banorët janë shprehur tejet të kënaqur me punimet.

Projekte si ky që u përurua sot, qeverisja komunale në Gjakovë i nisi edhe në zona të tjera, dhe të cilat do të finalizohen së shpejti./Tv Syri Vision/