Gjakova
Shkronjat

Sot filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin dy segmenteve rrugore në fshatin Dobrigje të komunës së Gjakovës. Për të parë nga afër këto punime erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e shërbimeve publike, Shkumbin Kastratin si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Gjatësia e këtij segmenti i cili do të asfaltohet është mbi 1 kilometër dhe vlera e investimit është  192 mijë e 176 euro.

Të pranishëm në inspektimin e punimeve ishin edhe banorët e fshatit Dobrigje të cilët u shprehën falënderues për këtë investim i cili sipas tyre ka qenë i nevojshëm dhe tashmë do të iu lehtsojë qarkullimin banorëve të kësaj ane.

Po sot punime infrastrukturore filluan edhe në zonën e Dushkajës, gjegjësisht në fshatin Rashkoc. I pranishëm në inspektimin e fillimit të punimeve ishte kryetari Ardian Gjini së bashku me drejtorin Shkumbin Kastrati dhe zyrtarë të tjerë komunal. Ata panë nga afër punimet e këtij segmenti rrugor si dhe u njoftuan nga përfaqësuesit e kompanisë e cila do të kryejë punimet se gjithqka po shkon sipas planifikimit.

Sipas kryetarit Gjini punimet në fshatërat Dobrigje dhe Rashkoc priten të finalizohen shumë shpejt, ndërsa në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera do të fillojnë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë projekte të qeverisjes komunale në Gjakovë./TV Syri Vision/