Gjakova
Shkronjat

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Zekeria Rexha” sot kremtuan 63 vcjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor.  Të pranishëm në këtë festë ishin përfaqësues të kuvendit komunal, përfaqësues të drejtorisë së arsimit, veteran të arsimit, drejtor të shkollave, mësimdhënës si dhe prindër.

Sot po kremtojnë festë të dyfisht përvjetorin e shkollës dhe 108 vjetorin e linjdes së patriotit dhe intelektualit “Zekeria Rexha”, emrin e të cilit e mban me krenari kjo shkollë, këshu  tha drejtori Pleurat Rudi.

Me këtë rast drejtori Rudi ndau mirënjohje për mesimdhënësit veteran Behije Cena dhe Sadri Cahani. Në fjalën e tij drejtuar të pranishëmve drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj tha se kjo shkollë na bënë të ndihemi krenar me sukseset që po i arrin në edukimin dhe arsimin e brezave të rinj.

Por festën e hijeshuan edhe më shumë këto vogëlushe  të cilat u munduan të prezantojnë një vallëzim interesant. Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shohin pika të ndryshme të programit artistik.  Secila prej klasëve me shumë kreativitet interpretuan këngët dhe valet e tyre. Mirëpo ajo që i karakterizonte grupet e nxënësve ishte kostumografia të cilën e kishin veshur dhe shumëllojshmëria e ngjyrave, kreativitet ky që tregoj se ata në mënyrë të veqantë e festuan ditën e shkollës. /TV Syri Vision/