Gjakova
Shkronjat

Një delegacion nga shteti i Iowas, konkretisht nga Universiteti Drake, kanë qëndruar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ata kanë zhvilluar një takim me rektorin e këtij universiteti, Shaban Buzën, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunime konkrete në aspektin e shkëmbimit të përvojave në mes të studentëve dhe profesorëve të të dyja universiteteve

Rektori Buza është shprehur se me këtë universitet kanë gjetur gjuhë të përbashkët, prandaj nës mes të dy institucioneve do të ndodhin punë konkrete.

Mësimdhënës nga Universiteti Drake do të mbajnë trajnim për metodat moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies, për personelin akademik të Universitetit të Gjakovës./Tv Syri Vision/