Gjakova
Shkronjat

Nën moton “Infermieria, zëri që udhëheqë” dhe “Shëndeti është e drejtë njerëzore”, Fakulteti i Mjekësisë në Gjakovë ka nisur aktivitetet për shënimin e javës së infermierisë 2018.

Dekani i këtij fakulteti, Idriz Berisha, e ka vlerësuar këtë vit të sukseshëm, duke thënë se numri i studentëve që po studiojnë infermierinë ka kaluar numrin 700.

Ndërsa Haxhi Kamberi, shef i programit të infermierisë në këtë fakultet, është shprehur se studentët e infermierisë po tregojnë rezultat në vend por edhe jashtë tij.

Në këtë aktivitet, u tha se ky fakultet ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet shëndetësore në Gjakovë, si me spitalin rajonal “Isa Grezda” dhe qendrën e mjekësisë së punës. E gjatë kësaj dite, infermierë së bashku me studentë të fakultetit të mjekësisë dolën në qendër të qytetit për të ofruar shërbime për qytetarët./Tv Syri Vision/