Gjakova
Shkronjat

Sot u bënë 19 vite që nga rënia e dëshmorëve të fshatërave Ponoshec dhe Popoc të komunës së Gjakovës. Të shumtë ishin familjarët të cilët erdhën për ti kujtuar më të dashurit e tyre dhe për të vendosur kurora me lule pranë lapidarit të dëshmorëve. Dhimbja dhe krenaria është e madhe sepse  gjaku i tyre solli lirinë të cilën ne sot e gëzojmë, kështu u shprehën familjarët.

Në këtë përvjetor për ti nderuar dëshmorët erdhi edhe kryetari i OVL-UÇK-së dega në Gjakovë Sadri Hoxha së bashku me veteranë dhe bashkëluftëtarë të cilët bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve. Përveq homazheve në këtë ditë u ndanë edhe mirënjohje për familjarët e dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit . Të gjithë së bashku vazhduan me homazhe edhe në  kompleksin memorial të dëshmorëve nëfshatin Ponoshec.

Me rastin e këtij përvjetori, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe miq homazhe bënë edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Popoc.

Me 3 dhe 12 Maj të vitit 1999 u vranë 14 dëshmorë dhe martirë të fshatit Ponoshec dhe 2 dëshmorë të fshatit Popoc. Duhet t’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut, ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime tha me këtë rast.Për nderë të dëshmorëve të fshatërave Ponoshec dhe Popoc, rinia e kësaj ane nesër ka organizuar turne në futboll/TV Syri Vision/