Gjakova
Shkronjat

Drejtori i arsimit në Gjakovë, Bernard Frrokaj së bashku me zyrtarë të arsimit vizituan shkollën fillore “Bajram Sadriu” në fshatin Berjahë të Gjakovës me rastin e përvjetorit të themelimit të këtij insitucioni. Përveq mësimdhënësve dhe nxënësve të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe prindërit dhe ish nxnënësit e shkollës.

Në fajëln e tij drejtuar të pranishmëve drejtori Shaqir Alija  tha se shkolla po feston edhe sukseset që i ka arritur falë punës së palodhme të të gjithë stafit.

Nga ana tjetër drejtori i arsimit Bernard Frrokaj tha se synimi i drejtorisë është që të ketë cilësi dhe sukses në edukimin e brezave të rinj .

Festa u karakterizua edhe me ndarje të mirënjohjeve. Drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për nxënësit të cilët që nga klasa e parë deri në të nëntën kanë pasur sukses të shkëlqyeshëm, konkretisht nxënësit  nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2016/2017. Falënderues për këto mirënjohje u shoprehën vetë nxënësit.

Këto mirënjohje u vlerësuan edhe nga mësimdhënësit.

Shkolla “Bajram Sadriu” sot shënoj 33 vjetorin e themelimit.Ndër vite nga kjo vatër arsimore kanë dalur kuadra të nivelit të lartë të arsimit./TV Syri Vision/