Gjakova
Shkronjat

Po bëhen gati që të fillojnë mbrëmjen festive të maturës. 260 maturantë të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në komunën e Deçanit së bashku me stafin menaxherial dhe profesorët mbrëmë festuan mbarimin e arsimit të mesëm të vitit shkollor 2017/2018.

Secili prej maturantëve me dëshirat e tyre kishin përgjedhur se si të festojnë dhe si do të duken për natën e maturës. Si në cdo mbremje feste edhe kësaj here atmosfera ishte në maksimum.Të reja e të rinjë dolën në pistën e vallëzimit dhe u argëtuan gjatë gjithë mbrëmjes. Për argëtimin e tyre u përkujdesen këngëtarët Albina Kelmendi dhe Lok Komani. Mbrëmjen e kaluan me një ndjenjë shumë të fuqishme gëzimi e kënaqësie, e bashkuar me dëshirën e zjarrtë, që secili të argëtohet deri në maksimum. Matura është mbrëmja e fundit që të gjithë mblidhen së bashku, për të kujtuar momentetet më interesante gjatë viteve të shkollimit të mesëm, e më pas secilin jeta e drejton në atë se çfarë zgjedhin.

Drejtori i gjimnazit Bekim Vishaj tha se nga kjo gjeneratë presin shumë sepse në shumë aspekte janë treguar të vëmendshëm dhe se besojnë shumë që do të tregojnë suksese edhe në studime.

Mësimdhënësit e tyre kanë fjalët më të mira për maturantët.

Por e rëndësishme për maturantët ishte edhe vendi ku zgjodhën që të kalojnë këtë mbrëmje. Ishte restaurant “Kurora” që ofron një hapësirë të bollshme dhe ambient të kënaqshëm për të festuar. Me shërbim cilësor dhe kujdes të veqantë.

Vallëzimi e gëzimi mbizotëroj gjatë gjithë mbrëmjes. Edhe kësaj radhe maturantët u panë që i kushtuan shumë rëndësi kësaj nate. Me veshje glamuroze dhe elegancë. Në mesin e maturanteve që kishte fustan të veqantë ishte edhe Dorentina Lokaj e cila në fustanin e saj kishte të shkruara mbi 15 fjali për personat e sëmur më sindromen Doën.

Në shënimin solemn të përfundimit të shkollës së mesme i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili mes urimesh tha se mburremi me suksesin e maturantëve.

Matura sjell gëzim të madh dhe lehtësim për maturantët , të cilët përveç se bëhen të rritur dhe përfundojnë fazën e arsimit, ata duhet të bëjnë një hap përpara në jetën e tyre. Nga tash të gjithë këta 18 vjecarë do të nisin rrugëtimin e jetës të sigurtë në përvojën e krijuar dhe me synime e ambicie të mëdha. /TV Syri Vision/