Gjakova
Shkronjat

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge e cila ndodhet në fshatin Skivjan të komunës së  Gjakovës filluan sot. Me këtë rast për të parë nga afër këto punime infrastrukturore erdhi kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me disa nga drejtorët e dikastereve komunale.

Sipas kryetarit Gjini ky projekt ka nisur në vitin 2012 ndërsa është ndërprerë në vitin 2013. Në kuadër të këtij projekti janë të përfshira 7 segmente rrugore, gjysma prej tyre e kanë të përfunduar shtresen e parë dhe pagesa për këto është kryer në qeverisjen e kaluar, ndërsa 3 akse të tjera planifikohet që në këtë vit ta kenë të përfunduar shtresën e parë.

Të pranishëm në inspektimin e punimeve ishin edhe banorët e fshatit Skivjan të cilët e mirëpritën këtë investim.

Sipas zyrtarëve të drejtorisë për shërbime publike thuhet se i gjithë ky projekt infrastrukturor ka një gajtësi prej 6 mijë e 540 metra ndersa  kap vlerën e investimit prej 852 mijë euro./TV Syri Vision/