Gjakova
Shkronjat

Gjatë një takimi që është mbajtur në Gjakovë me përfaqësues të industrisë, është theksuar mungesa e dialogut social në interes të zhvillimit të industrisë në nivelin lokal.

Një nga qëllimet e këtij takimi, ishte debatimi për problematikat që ka industria e tekstilit në këtë nivel.

Dialogu social në interes të zhvillimit të industrisë së tekstilit është i rregullar me ligj dhe zhvillohet vetëm në nivel kombëtar. Në tryezën e organizuar në Gjakovë nga FES dhe Asociacioni i Kosovës për Marketing në Industrinë e Tekstilit, u tha se në nivelin lokal nuk ka fare dialog, prandaj edhe kanë vendosur të mbajnë këtë takim me përfaqësues të industrisë.

Se ky dialog mungon në nivelin lokal, e thanë edhe përfaqësues nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.

Behar Ferizi nga Oda Ekonomike në Gjakovë, ka theksuar problemet e bizneseve me punëtorë, sidomos në aspektin e kërkimit të punëtorëve profesionistë.

Organizatorë të këtij takimi kanë theksuar rëndësinë e qeverisë lokale për zhvillimin e ekonomisë, si dhe presioni që duhet bërë në instance më të larta vendimmarrëse që t’i hapet rrugë zhvillimit të industrisë. /TV Syri Vision/