Gjakova
Shkronjat

Ka disa ditë që në stadiumin e futbollit “Vëllaznimi”, po punohet për vendosjen e 650 ulëseve.

Për më shumë detaje rreth punës që po bëhet këtu, ka folur sekretari i klubit të futbollit “Vëllaznimi”, Blerim Vula.

Vula ka deklaruar se e gjithë puna për vendosjen e këtyre ulëseve do të përfundojë ditën e enjte.

Për këto ulëse që do të vendosen për herë të parë pas shumë vitesh, ditë më parë në emisionin Qasje në Tv Syri Vision, ka folur edhe kryetari i klubit të futbollit “Vëllaznimi”, Agim Cana.

Në klub janë shprehur optimistë se këto ulëse do të ruhen me një kujdes të veqantë nga ata tifozët, ashtu sic ka bërë deri më sot familja Daija. /TV Syri Vision/